Bien çmimet për konsumatorët në Gjermani
Çmimet për konsumatorin në Gjermani, në krahasim me vitin pararendës kanë rënë për herë të parë që prej marsit 1987. Siç njoftoi Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden, çmimet në korrik kanë rënë 0,6% në krahasim me korrikun e një viti më parë. Kështu niveli i inflacionit, për herë të parë që prej 22 vjetësh ndodhet nën zero përqind. Përgjegjës për këtë, sipas Zyrës Federale të Statistikave është rënia e çmimeve të naftës dhe benzinës.