BESAPRESS
Subscribe to our RSS feed
REKLAMONI BIZNESIN TUAJ NE FAQET TONA ME CMIME SHUM TE VOLITSHME NA KONTAKTONI ME EMAIL: BESAPRESS@LIVE.COM OSE ME FAX...

Kush është Kadri Veseli

Bookmark and Share

Ish-Shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës e ka larguar perden që e ndante atë nga opinioni publik, tash e disa vjet.

Më në fund, ka pranuar të rrëfehet.

Pasditen e së dielës, Kadri Veseli është ulur përballë gazetarit Baton Haxhiu, në emisionit “Zona e Debatit” të televizionit Klan Kosova.

Në intervistën që ka zgjatur dy orë, ai ka pranuar të përgjigjet për jetën e tij, veprimtarinë e tij në krye të SHIK’ut, si dhe për të ardhmen e tij publike.

Intervista e plotë do të transmetohet në Klan Kosova të martën, nga ora 20:45, ndërsa të mërkurën do të botohet e plotë në Gazetën Express.

Kadri Veseli është një prej figurave më enigmatike në Kosovë. Për shkak të veprimtarisë së tij, ai ka mbajtur distancë me kamerat televizive dhe blicet e aparateve. Ndërkohë, në opinion shpeshherë është lakuar emri i tij, për të keq ose për të mirë. Njerëz të kampit opozitar kanë hedhur shumë akuza në drejtim të SHIK’ut, duke e quajtur atë organizatë kriminale dhe në shërbim të një partie politike. Derisa zyrtarët e PDK’së gjithmonë kanë tentuar ta mbrojnë këtë shërbim, i cili, sipas tyre, ka kontribuar shumë për të mirën e Kosovës.

Sido që të jetë, një gjë është më se e sigurt – Kadri Veseli ka qenë për kohë të gjatë një prej lojtarëve të besueshëm të qendrave të vendosjes.

Express ka ekskluzivitetin të sjellë fragmente nga kjo intervistë.

Fillimisht ai ka dhënë arsyet pse ka qëndruar larg kamerave televizive.

“Jam mundur të jem i kujdesshëm. Duhet thënë se puna e shërbimeve inteligjente nuk është aq transparente”, ka thënë ai.

Veseli, më pas, ka folur gjatë për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përgatitjet për luftë të armatosur dhe kontaktet me përfaqësuesit e lëvizjes paqësore, në krye të së cilës ishte Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Trajnimet e para profesionale i kemi filluar në gusht të vitit 98. Aty janë stërvitur 20 të rinj, në një vend që nuk mund t’ia përmend emrin”, ka thënë ai, duke folur për trajnimet e para të oficerëve të SHIK’ut.

Sipas tij, SHIK’u ka vepruar qysh në themelimin e UÇK’së, por ky shërbim është institucionalizuar gjatë periudhës së Qeverisë së Përkohshme, në krye të së cilës ishte Hashim Thaçi.

Pas konstituimit të Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës, SHIK’u vazhdon veprimtarinë e tij, por jo në kuadër të institucioneve. Gjatë kësaj kohe, e deri në shuarjen e tij në qershor të vitit 2008, Kadri Veselit thotë se SHIK’u ka vepruar plotësisht në dijeni të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore.

“Madje, ne zgjodhëm qëllimisht që zyrat tona të ndodhën në qendër të Prishtinës, përballë Hotel Grand”, ka thënë Veseli.

Duke dashur të argumentojë se veprimtaria e SHIK’ut ka qenë në dijeni të plotë të pranisë ndërkombëtare, Veseli ka thënë se kurrë nuk i ka shkuar ndërmend që ta sfidojë KFOR’in dhe UNMIK’un.

“A keni menduar ju se ne dëshirojmë ta sfidojmë praninë ndërkombëtare?”, ka pyetur Veseli.
“Jo. Ne kemi funksionuar me lejen e organeve përkatëse”, ka thënë ai.
Një prej deklaratave më të forta të ish-Shefit të SHIK’ut ka qenë ajo rreth veprimtarisë së këtij shërbimi në vendet e rajonit.

“Ne si shërbim kemi depërtuar edhe në Kabinetin e ish-Kryeministrit serb Vojslav Kostunica dhe në Kabinetin e Presidentit aktual serb, Boris Tadic… Ne kemi marrë dokumente me thasë nga Beogradi. Nëse duan ata, këto mund edhe t’ua dëshmoj”.

Një prej pyetjeve të pashmangshme ka qenë edhe akuzat se SHIK’u është i implikuar në vrasjet politike që janë bërë pasluftës.

Veseli i ka mohuar plotësisht këto akuza, derisa ka kërkuar hetim të hollësishëm nga organet e drejtësisë.

“Puna më e mençur që mund të bëhet për vrasjet politike, është zbardhja e tyre”, ka thënë ish-Shefi i SHIK’ut.

Sipas tij, organet kompetente tashmë e kanë të qartë se ku duhet kërkuar autorët e këtyre vrasjeve.

“Mos të gëzohet askush se ka vrarë dikë, e që nuk do të zbulohet”, ka paralajmëruar ai.
Veseli ka mohuar kategorikisht se Nazim Bllaca, njeriu që pretendon se ka marrë pjesë në disa vrasje, të ketë qenë pjesëtar i SHIK’ut.

“Ai nuk ka qenë pjesëtar i SHIK’ut. Ky është një rast shumë i rëndë. Institucionet përgjegjëse duhet gjithsesi që ta sqarojnë në tërësi Çështjen Bllaca”.

Kadri Veseli ka folur edhe rreth të ardhmes së tij publike.

Ai, për herë të parë, ka pranuar se po mendon të hyjë në politikë.

“Do ta vazhdoj aktivitetin tim në politikë, nëse më jep Zoti fuqi”, ka thënë ai.

  1. sami sagt:

    ky njeri hiq ma pak e as mashum s ni trathtar nuk osht ku ik hanger kryt sji.kolonel ahmet krasniqit tahir zemes e komandont drinit e shum eshum tjerve si jon vra gjat luftes e pas lufteper to ni plum edhe pak duhet me varrje kit trathtar se ky kadasht edhe rugoven me vra ky qen




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

WWW.INTERESSANT.BIZ

LAJMET QENDRORE- HAUPT NACHRICHTEN

Mark Zuckerberg është njeriu më me ndikim në botë

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook është

Facebook teston funksionin e abonimit

Facebook është në testim të funksionit

Presidenti shkelë Kushtetutën

Gjyqtari amerikan Robert Corolan ka përfunduar

Edhe Izraeli përgjon gjithë botën

Edhe Izraeli ka qendrën e tij

Shqipëria ndal Rumaninë

Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka lejuar