Qeveria e Serbisë do të mbështesë me 42 milionë euro strukturat paralele serbe në Kosovë, shkruan gazeta austriake “Money”, e cila transmetohet nga RTK.
Gazeta austriake shkruan se 725 zyrtarë, që paguhen nga Qeveria e Serbisë për veprimtarinë e tyre në komunat e Kosovës ku nuk ka më serbë, nuk ka dyshim se janë pjesëtarë të shërbimit sekret serb. Ata duket haptas, se paguhen për shërbimet e tyre që kryejnë në Kosovë.
Qeveria e Serbisë do të mbështesë me 42 milionë euro strukturat paralele serbe në Kosovë, shkruan gazeta austriake “Money”. Gazeta shkruan se strukturat paralele serbe nuk veprojnë vetëm në veri, por edhe në Kosovën qendrore dhe jugore. Gazeta austriake Money shkruan se nacionalistët serbë kanë mbledhur qëllimisht qytetarët serbë të Kosovës nëpër enklave, i kanë izoluar ata nga bota me të vetmin qëllim për t’i mbajtur të lidhur me Beogradin dhe për t’i përdorur për interesa të Beogradit kur iu duhen atyre. Beogradi po ndjek një politikë të qëllimshme edhe me rastin e kthimit të serbëve në Kosovë. Kur flet për procesin e kthimit, Qeveri serbe në Beograd mendon gjithnjë, jo më për kthimin e qytetarëve serbë në vendbanimet e mëparshme të përziera me shqiptarë, por për koncentrimin e tyre në enklave ku veprojnë strukturat paralele serbe.
Ndarje etnike e Kosovës, thotë gazeta austriake “Money” është sanksionuar edhe me Planin e Ahtiasrit, plan ky, i cili 25 për qind të territorit të Kosovës e lë nën administrimin e serbëve të cilët kanë të drejtën e lidhjeve speciale me Serbinë. Qeveria serbe po financon edhe strukturat paralele serbe edhe për ato komuna të Kosovës ku nuk ka më fare serbë, struktura këto që zyrat i kanë jo në Kosovë por në Beograd. Kështu ka ndodhur me strukturat paralele për qytetin e Pejës, të cilat, zyrat i kanë në një banesë në Beograd. Për veprimtarinë e strukturave paralele në Pejë qeveria e Beogradit ka ndarë 13 milionë euro.
Në listat e pagave të Qeverisë së Beogradit ndodhen 725 zyrtarë serbë nga nëntë komuna të Kosovës të banuar vetëm me shqiptarë. Në këto nëntë komuna të Kosovës, tani jetojnë vetëm 46 serbë. Gazeta austriake shkruan se këta 725 zyrtarë, që paguhen nga Qeveri e Serbisë për veprimtarinë e tyre në komunat e Kosovës ku nuk ka më serbe, nuk ka dyshim se janë pjesëtarë të shërbimit sekret serb. Ata duket haptas se paguhen për shërbimet e tyre që kryejnë në Kosovë.
Gjysa prej ketyre shpijunave jan shqiptar. Mos harroni se cka ta ban i yti smundet i huj me ta ba kurre.
Ju pershendet Baci