BESAPRESS
Subscribe to our RSS feed
REKLAMONI BIZNESIN TUAJ NE FAQET TONA ME CMIME SHUM TE VOLITSHME NA KONTAKTONI ME EMAIL: BESAPRESS@LIVE.COM OSE ME FAX...

Gjykata Supreme anulon rivotimin në Gjilan

Bookmark and Share

Gjykata Supreme e Kosovës ka anuluar vendimin e Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa për rivotim në komunën e Gjilanit.
Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ky aktgjykim i Gjykatës Supreme është në të vërtetë miratim i padisë së kandidatit të PDK-së për kryetar të Gjilanit, Qemajl Mustafa ndaj udhëzimit të KZAP-it.

Gjykata Supreme e ka kthyer për plotësim padinë e Shtabit Qendror të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atë të kandidatit për kryetar të Gjilanit, Fatmir Rexhepi.

Sipas administratores së Gjykatës Supreme, gjykata i ka dhënë afat prej tetë ditësh edhe LDK-së, edhe kandidatit të këtij subjekti për kryetar të Gjilanit që të bëjnë plotësimin e lëndës dhe më pas do të merret vendimi në përputhje me afatet ligjore.

Për kryetar të komunës së Gjilanit kanë garuar Qemajl Mustafa i PDK-së dhe Fatmir Rexhepi i LDK-së.




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

WWW.INTERESSANT.BIZ

LAJMET QENDRORE- HAUPT NACHRICHTEN

Mark Zuckerberg është njeriu më me ndikim në botë

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook është

Facebook teston funksionin e abonimit

Facebook është në testim të funksionit

Presidenti shkelë Kushtetutën

Gjyqtari amerikan Robert Corolan ka përfunduar

Edhe Izraeli përgjon gjithë botën

Edhe Izraeli ka qendrën e tij

Shqipëria ndal Rumaninë

Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka lejuar