BESAPRESS
Subscribe to our RSS feed
REKLAMONI BIZNESIN TUAJ NE FAQET TONA ME CMIME SHUM TE VOLITSHME NA KONTAKTONI ME EMAIL: BESAPRESS@LIVE.COM OSE ME FAX...

Kelmendi ftohet në Grand Slam turneun e Parisit

Bookmark and Share

Xhudistet kosovare për herë të parë janë ftuar në Grand Slam turneun që mbahet në Paris. Edicioni i vitit 2010 i turneut ndër më të fortët për xhudistët seniorë do të mbahet këtë fundjavë, më 6 dhe 7 shkurt. Xhudistja më e mirë kosovare Majlinda Kelmendi do të paraqitet në kategorinë deri në 52 kg, ndërsa paraqitja e Nora Gjakovës në kategorinë 57 kg është e dyshimtë për shkak të një lëndimi.

“Paraqitja në turneun e Parisit është ëndërr për çdo sportist që merret me sportin e xhudos. Kelmendi është e 13-ta në ranglistën botërore dhe do të jetë njëra prej bartëseve të grupeve. Në Paris pjesëmarrjen e kanë konfirmuar xhudistet më të mira botërore. Pas kampionatit botëror, Superkupa e Parisit sjell më së shumti pikë olimpike, prandaj edhe paraqiten xhudistet më të mira botërore”, ka thënë të enjten seleksionuesi i Kosovës Driton Kuka. “Çdo fitore e arritur do të jetë sukses, ndërsa synojmë që Majlinda të renditet në mesin e tetë më të mirave”.
18-vjeçarja Kelmendi javën e kaluar fitoi medaljen e argjendtë në Kupën Botërore të Sofjes. Ky ishte suksesi më i madh i saj në nivelin senior. Ajo vitin e kaluar doli kampione e botës dhe e Evropës për juniore.




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

WWW.INTERESSANT.BIZ

LAJMET QENDRORE- HAUPT NACHRICHTEN

Mark Zuckerberg është njeriu më me ndikim në botë

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook është

Facebook teston funksionin e abonimit

Facebook është në testim të funksionit

Presidenti shkelë Kushtetutën

Gjyqtari amerikan Robert Corolan ka përfunduar

Edhe Izraeli përgjon gjithë botën

Edhe Izraeli ka qendrën e tij

Shqipëria ndal Rumaninë

Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka lejuar