BESAPRESS
Subscribe to our RSS feed
REKLAMONI BIZNESIN TUAJ NE FAQET TONA ME CMIME SHUM TE VOLITSHME NA KONTAKTONI ME EMAIL: BESAPRESS@LIVE.COM OSE ME FAX...

Kuçi: Serbet ne veri jane te interesuar per rend dhe ligj

Bookmark and Share

Përderisa strategjia e Qeverisë së Kosovës për integrimin e pjesës veriore të Mitrovicës është duke marrë formën e saj, një strategji tjetër paralele kanë nisur ta bëjnë serbët e veriut, për të cilët zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se janë njerëz që janë të lidhur me veprimet ilegale.

Kuçi ka theksuar se më e rëndësishme është që shumica e serbëve të veriut janë të interesuar për rend dhe ligj.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka thënë pas mbledhjes së Qeverisë se ka qenë e ditur që strategjia për veriun do të mund të hasë në një rezistencë të tillë.
“Ne e kemi ditur edhe më herët që mund të ketë rezistenca të tilla, në veçanti të njerëzve që janë të lidhur me veprimet ilegale, do të thosha më së buti. Por ajo çka duhet të them është vendosmëria e Qeverisë së Kosovës dhe mbështetja ndërkombëtare janë më të fuqishme sesa reagimet, që mund t’i bëjë dikush. Unë e di që shumica e popullatës lokale serbe atje është e interesuar për rend dhe ligj, për zhvillim demokratik dhe për zhvillim ekonomik”, ka thënë Kuçi.

Lidhur me paralajmërimin e Patriarkut të ri të Serbisë, Irinej, që të bëjë vizitë në Kosovë gjatë muajit prill, Kuçi ka thënë se duhet të kërkojë leje edhe ai, si gjithë të tjerët.
“Unë mendoj qe secili që hyn në Kosovë, edhe pelegrinët që hyjnë gati çdo javë në Kosovë, marrin leje dhe ne u japim leje për qëllime religjioze. Unë besoj që edhe ai do t’u nënshtrohet procedurave të rregullta. Do ta shohim karakterin e vizitës dhe do të japim përgjigje adekuate. Karaketerit religjioz të vizitave ne nuk u ikim shumë, por ndaj karaktereve politike jemi të kujdesshëm”, është shprehur Kuçi.




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

WWW.INTERESSANT.BIZ

LAJMET QENDRORE- HAUPT NACHRICHTEN

Mark Zuckerberg është njeriu më me ndikim në botë

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook është

Facebook teston funksionin e abonimit

Facebook është në testim të funksionit

Presidenti shkelë Kushtetutën

Gjyqtari amerikan Robert Corolan ka përfunduar

Edhe Izraeli përgjon gjithë botën

Edhe Izraeli ka qendrën e tij

Shqipëria ndal Rumaninë

Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka lejuar