Sipas asaj që raportoi tabloidi “The Sun”, Premier League është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje prej një miliard funtesh për fitimin e të drejtës televizive.
Në ditët e ardhshme pritet që shefi ekzekutiv i Premier Leagues, Richard Scudamore të bëjë publike derdhjen e parave që do të vijnë nga transmetimi i ndeshjeve të kampionatit anglez në mbarë botën.
Marrëveshja aktuale ka vlerën e 645 milionë funteve, kurse shuma sipas të gjitha gjasave, do të arrijë në një miliard. Kjo shumë do të ndahet në mënyrë të barabartë për 20 klubet e Premier Leagues. Kjo do të thotë se të ardhurat për çdo ekip do të rriten rreth 50 për qind.