Përkundër spekulimeve të panumërta në adresë të tij, mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, i ka siguruar tifozët e Arsenalit se nuk e ka ndërmend të largohet nga Londra.
Mediat spanjolle dhe ato angleze e shohin drejt Barcelonës ose Real Madridit, por ndryshe mendon vetë 22-vjeçari.
“Unë nuk e lëshoj Arsenalin. Premtoj se do të mbetem këtu”, tha përfaqësuesi spanjoll. Edhe Thierry Henry thoshte se nuk do të largohej, para transferimit te Barcelona.
Gjatë verës, pritet të shihet nëse do të përsëritet kjo histori apo jo.