BESAPRESS
Subscribe to our RSS feed
REKLAMONI BIZNESIN TUAJ NE FAQET TONA ME CMIME SHUM TE VOLITSHME NA KONTAKTONI ME EMAIL: BESAPRESS@LIVE.COM OSE ME FAX...

MUNGESA E NËNKALIMIT APO MBIKALIMIT

Bookmark and Share

MUNGESA E NËNKALIMIT APO MBIKALIMIT

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të investimeve të mëdha që po bëhen në Kosovë dhe në Shqipëri sidomos në infrastrukturën rrugore. Një projekt shumë i madh dhe i rëndësishëm padyshim është autostrada Prishtinë Pejë. Në këtë projekt ka kohë që kanë filluar punimet dhe vazhdojnë ende, mirëpo edhe pse deri në Fushëkosovë autostrada me gjashtë korsi është e përfunduar, banorët e kësaj komune nuk mund të jenë të kënaqur. Arsyeja e vetme për këtë paknaqësi të qytetarëve është mungesa e një nënkalimi apo mbikalimi për këmbësorë. Kjo autostradë shtrihet nëpër një vend i cili ka numër të madh banoresh ka kolegje dhe shkolla, dhe është e rrethuar nga ndërtesa të shumta në të dy anët. Nuk e di se çfarë eksperti duhet të jesh për ta kuptuar se këtij projekti është dashur t’i shtohet edhe një mbikalim apo nënkalim për këmbësorë, kur dihet se qytetarët e këtij vendi disa herë në ditë duhet ta kalojnë këtë rrugë dhe kështu të rrezikojnë jetën e tyre. Nuk e di se a ndodh diku në botë apo vetëm tëk ne që një fëmij për të shkuar në shkollë të kalojë nëpër një autostradë gjashtë shiritëshe.

Aspak më mirë nuk qëndrojnë punët edhe në Shqipëri. Shembulli më i mirë për këtë do të ishte qyteti i Durrësit. Në mesin e shumë ndërtesave dhe shtëpive banimi, disa metra larg nga plazhi ndodhet autoudha me katër korsi të cilës gjithashtu i mungon së paku një nënkalim apo mbikalim për këmbësorë. Një nënkalim apo mbikalim ka rëndësi shumë të madhe kur kihet parasysh se ky vend gjatë sezonës së verës është i stërmbushur më vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme e sidomos nga Kosova. Edhe këtu vihet në rrezik jeta e qytetarëve të cilët janë të detyruar ta kalojnë këtë rrugë për të dalë në plazh, kur dihet se ngasësit e veturave nuk janë aspak të kujdesshëm, nuk i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe nuk u japin përparsi këmbësorëve.

  1. Mergim sagt:

    Ki plotsisht Drejt ! Me se e vertete te lumte ..!!




Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.

WWW.INTERESSANT.BIZ

LAJMET QENDRORE- HAUPT NACHRICHTEN

Mark Zuckerberg është njeriu më me ndikim në botë

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook është

Facebook teston funksionin e abonimit

Facebook është në testim të funksionit

Presidenti shkelë Kushtetutën

Gjyqtari amerikan Robert Corolan ka përfunduar

Edhe Izraeli përgjon gjithë botën

Edhe Izraeli ka qendrën e tij

Shqipëria ndal Rumaninë

Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka lejuar